LAJMI I FUNDIT:

Franca po përballet me zjarre dhe me valën e dytë të të nxehtit në verë

Franca po përballet me zjarre dhe me valën e dytë të të nxehtit në verë

Më shumë se 1,000 zjarrfikës janë mobilizuar në përpjekje për të shuar flakët në rajonin Gironde të Francës, ku besohet se janë shkatërruar rreth 7,000 hektarë tokë.

Siç bëhet e ditur, presidenti francez, Emmanuel Macron vizitoi të premten një qendër krize ku po monitorohet situata në Paris.


Ai tha se kjo ishte një “stinë jashtëzakonisht e ashpër”, duke shtuar se ata “tashmë kishin humbur tre herë më shumë zona pyjore se në vitin 2020”.

Në rajonin jugor të Bouche-du-Rhone, zjarrfikësit që po luftonin me zjarre të tjera thanë pas disa ditëve pune se ata besonin se e kishin situatën nën kontroll. Por rajoni mbetet në gatishmëri të lartë.

Disa qytete në të dy rajonet kanë anuluar gjuajtjen e fishekzjarrëve për ditën e Bastiljes të mërkurën nga frika e ndezjes së zjarreve të reja. Autoritetet po diskutojnë një ndalim total të zjarrit.

Kjo vjen pasi Franca është në mes të një thatësire të rëndë me kufizime të ujit në disa rajone dhe po përballet me valën e dytë të të nxehtit këtë verë.

BBC raporton se më shumë se 10 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga rajoni jugperëndimor Gironde në ditët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori