LAJMI I FUNDIT:

Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Që nga e hëna fëmijët nën moshën 15 vjeçare në Francë, nuk do t’i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë.

Kjo ndalesë vjen pas ligjit të ri, fushatën për të cilin e filloi vet presidenti francez, Emmanuel Macron.


Ky ligj vlen për shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë shtetin.

Pos telefonave  të mençur, ligji vlen edhe për tabletët, orët e mençura e të tjera.

Kjo nuk vlen për fëmijët që janë me aftësi të kufizuara, pasi që atyre në një orë të caktuar do t’u lejohet t’i përdorin ata.

Ndryshe, ndalimi i telefonave të mençur në këtë vend ndodhë që nga viti 2010, por tani ata nuk do të ndalohen edhe gjatë kohës së pauzës.