Franca kalon në epërsi, Mbappe realizon një gol spektakolar


Franca ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Marokut në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, falë një goli të Kylian Mbappes në pjesën e dytë.
Ylli francez realizoi në minutën e 60-të me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë dhe duke mposhtur portierin Bono.
Mbappe u rehabilitua në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në pjesën e parë kishte humbur një penallti, të cilën Bono e priti me sukses.
Me këtë gol, Franca ka marrë avantazhin në një ndeshje shumë të luftuar dhe është më pranë sigurimit të një bilete për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës./Telegrafi/
WHAT A CRAZY GOAL BY MBAPPEpic.twitter.com/IuFaFmu7sg
— fan (@NoodleHairCR7) July 9, 2026

Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate







































