LAJMI I FUNDIT:

Franca fiton me lehtësi në udhëtim te Moldavia

Franca fiton me lehtësi në udhëtim te Moldavia
Franca (Foto: UEFA.com)

Kombëtarja e Francës ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtimin te tyre te Moldavia në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Kampioni në fuqi i Botës i ka nisur mirë eliminatoret për Kampionatin Evropian pasi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen hapëse të Grupit H.

Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps ka arritur të sigurojë fitoren ndaj Moldavisë qysh në pjesën e parë, duke shënuar tri golat.

Franca fitoi me lehtësi ndaj Moldavisë (Foto: UEFA.com)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas një aksioni brilant, ku Antoine Griezmann (24′) shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit maestral nga Paul Pogba.

Vetëm tre minuta më vonë ishte Raphael Varane, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Olivier Giroud (36′) trefishoi epërsinë.

Giroud bëhet lojtari i tretë me më shumë gola në histori të Francës
Lexo po ashtu Giroud bëhet lojtari i tretë me më shumë gola në histori të Francës

Në pjesën e dytë, Franca përsëri vazhdoi dominimin dhe menaxhimin e lojës, por golin arriti ta gjej vetëm në minutën e 87-të me anë të Kylian Mbappe, i cili  shënoi për 4-0, ndërsa Vladimir Ambros vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Në këtë grup, fitore shënuan edhe Turqia, e cila mposhti Shqipërinë 2-0 dhe Islanda që fitoi ndaj Andorras me të njëjtin rezultat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori