eksperti ad

Franca po konfirmon forcën e saj në këtë Botëror, duke shkuar në pushim me epërsi prej 3-1 ndaj Norvegjisë pas një pjese të parë të dominuar nga efikasiteti ofensiv dhe kombinimet e shpejta në sulm.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me një rast të artë që në minutën e parë, kur Kylian Mbappe depërtoi në zonë dhe goditi drejt portës, por Egil Selvik reagoi shkëlqyeshëm duke e devijuar topin në traversë.


Franca nuk vonoi të marrë kontrollin e rezultatit. Në minutën e shtatë, Mbappe asistoi për Ousmane Dembele, i cili nga afërsia finalizoi saktë për 1-0.

Norvegjia reagoi me një karton të verdhë për Patrick Berg pas një ndërhyrjeje të ashpër në minutën e 10-të, por pa arritur të ndalojë presionin francez.

Në minutën e 20-të, Mbappe sërish ishte vendimtar, duke shërbyer për Dembelen në kufijtë e zonës, i cili shënoi golin e dytë me një goditje të saktë në cepin e majtë për 2-0.

Vetëm një minutë më vonë, Norvegjia ngushtoi shifrat në 2-1. Andreas Schjelderup asistoi për Thelo Aasgaard, i cili u tregua i ftohtë para portës.

Megjithatë, Franca riktheu kontrollin total të lojës.

Në minutën e 32-të, Aurelien Tchouameni gjeti Dembelen në zonë dhe sulmuesi francez kompletoi het-trikun e tij të pjesës së parë, duke dërguar topin në këndin e poshtëm për 3-1./Telegrafi/

telegrafi sport app