LAJMI I FUNDIT:

Me foshnjën në duar, arrin t’i dëbojë nga prona plaçkitësit e armatosur – nëna jug-afrikane fiton epitetin e heroinës (Video)

Me foshnjën në duar, arrin t’i dëbojë nga prona plaçkitësit e armatosur – nëna jug-afrikane fiton epitetin e heroinës (Video)

Një nënë ka fituar epitetin e heroinës në Afrikën e Jugut, kur me djalin që e mbante në kraharor arriti t’i përzë plaçkitësit e armatosur nga prona e saj.

Kjersti Skanke ka pranuar se gjëja e vetme që i sillej në kokë, ishte të ndalte plaçkitësit të kalojnë rrethojën mbrojtëse dhe të futen në shtëpinë e saj në Pinetown në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar nënën e cila po përshëndetej me miqtë, kur befasisht u shfaqën plaçkitësit që kishin parë të hapur portën. Madje një grua kishte bërtitur se janë të armatosur.

Kjersti që mbante në kraharor foshnjën, e kapluar nga paniku vrapon për ta mbyllur portën dhe rrethojën mbrojtëse për t’i mbrojtur familjarët nga më e keqja.

“Jam munduar t’ju japë kohë të mjaftueshme fëmijëve të dalin nga vetura, por nuk doja që plaçkitësit të futen brenda pasi nuk e dija se çfarë donin dhe çfarë ishin në gjendje t’ju bëjnë”, ka deklaruar Kjersti.

Madje një burrë është munduar ta ndihmojë këtë nënë, por u rrëzua në tokë kur dëgjoi të shtënat. Kjersti ka vrapuar duke e mbajtur me forcë foshnjën në kraharor, e plaçkitësit shkrepën disa plumba dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Kjo video është shikuar nga mijëra persona, e shumë prej tyre kanë shkruar se Kjersti ka rrezikuar jetën e fëmijës.

“Jam munduar të mbrojë fëmijët, unë jam nënë e mësuese, kjo është puna ime”, u është përgjigjur kritikëve kjo nënë e guximshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori