LAJMI I FUNDIT:

Formula 1, konfirmohet Çmimi i Madh i Austin

Formula 1, konfirmohet Çmimi i Madh i Austin

Tashmë është zyrtare: Çmimi i Madh i Austin në Formula 1 do të zhvillohet.

Ishte presidentit i cirkuitit të Amerikave, Bobby Epstein, që e ka bërë të ditur këtë lajm në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ky është viti i pestë që garohet në pistën teksane, gjë që do të festohet duke organizuar koncertin e këngëtares fituese te 10 çmimeve “Grammy”, Taylor Swift.


“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë zhvillimin e garës së Formula 1 në Austin si dhe mbajtjen e koncertit të Taylor Swift për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 5-vjetorin e pranisë së cirkuitit të Amerikave në kalendarin e Formulës 1. Nëpërmjet garës së Formulës 1 dhe këtij koncerti, ne u garantojmë tifozëve argëtimin më të madh në evenimentet sportive dhe muzikore të këtij viti. Ne mezi presim që të shohim tifozët që të vijnë në Teksas dhe në pistën e Austin, pasi fundjava kur do të zhvillohet kjo garë do të jetë fantastike”, deklaroi Epstein.

Çmimi i Madh i Austin do të zhvillohet në 23 tetor, ndërkohë që Botërori i Formulës 1 do të nisë në 20 mars me Çmimin e Madh të Australisë.

Emocionet e këtij kampionati edhe këtë vit do të përcillen drejtpërdrejt nga Top Channel.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori