LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni i vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll

Telegrafi ka vazhduar traditën në ndarjen e çmimeve vjetore për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin, lojtarin, talentin, trajnerin edhe çmimin e lojtarit më të pëlqyer nga lexuesit tanë.

Ndërkohë tradita vazhdon ku Telegrafi zgjedh edhe formacionin më të mirë të një viti kalendarik në Superligën e Kosovës.


Ballkani si kampion në fuqi e dominon këtë formacion me pesë futbollistë, me nga dy janë Drita dhe Llapi, ndërsa nga një kanë Malisheva dhe Dukagjini.

Formacioni është 4-3-3, ndërsa trajner i vitit, pa dyshim se është Ilir Daja.

Kenan Haxhihamza

Portieri rahovecas ishte më i miri në pozitën e tij gjatë vitit 2023, duke e dërguar Dukagjinin në garat evropiane për herë të parë në histori të klubit.

Haxhihamza gjatë vitit 2023 luajtur gjithsej 34 ndeshje, ku ka pranuar 33 gola, ndërsa në 10 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

Në garat evropiane po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mirë, duke bërë pritje të jashtëzakonshme, ku fitoi për herë të parë një ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Besnik Krasniqi

Mbrojtës i djathtë i Dritës, fiton vendin në formacion në konkurrencë me Armend Thaqin, i cili gjithashtu kishte një sezon pozitiv.

Krasniqi vazhdon të mbetet prej më të mirëve në futbollin tonë, ndërsa në vitin 2023 kishte 9 gola dhe 9 asistime, shifra shumë të mira për një mbrojtës.

Ai ishte lojtari kryesor në sezonin e fundit të Dritës, ku i ndihmoi të luftojnë deri në xhiron e fundit për titullin kampion.

Lumbardh Dellova

Mbrojtësi i Ballkanit, ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit, ku fal paraqitjeve të tij, vazhdon të marr ftesa nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku edhe ka debutuar duke zhvilluar tri ndeshje shumë të mira në vitin 2023.

24-vjeçari ka luajtur në disa pozita këtë vit, nga qendra e mesfushës, te qendra e mbrojtjes, duke treguar se është një prej lojtarëve më të mirë me lojën me këmbë në Kosovës.

Dellova gjatë vitit 2023 ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Ilir Krasniqi

Llapi ka kohë që nuk mendohet pa Ilir Krasniqin, lojtarin që luan si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë kur ka nevojë.

Ai kishte një vit të shkëlqyer ku fitoi edhe ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Krasniqi luajti në 31 ndeshje për Llapin vitin qe lamë pas.

Lorenc Trashi

Mbrojtësi i majtë ka mbushur një vit në futbollin e Kosovës, plot me angazhim dhe ndeshje të mira.

Ai në total zhvilloi brenda vitit mbi 45 ndeshje, duke qenë një nga figurat kryesore të Ballkanit në Superligën e Kosovës dhe garat evropiane.

Trashi është padyshim mbrojtësi më i mirë i majtë në vend, për siguron në mbrojtje dhe saktësinë në sulm.

Rron Boja

Mitrovicasi që është edhe kapiten i Dritës, është një nga lojtarët kryesor të nënkampionit në fuqi.

Broja përveç që është i shkëlqyer në fazën e mbrojtjes ku fiton duele dhe ndërpret aksione, ai e organizon shumë mirë lojën e Dritës.

Ai zhvilloi 37 ndeshje në vitin 2023, ku shënoi edhe një gol.

Edvin Kuc

Mesfushori nga Mali i Zi është në vitin e tij të pestë në futbollin e Kosovës dhe padyshim se është njëri nga lojtarët më kualitativ të viteve të fundit.

Këtë e ka dëshmuar edhe në vitin e fundit, duke qenë njëri nga më meritorët në titullin e fituar nga Ballkani dhe kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Edvin Kuc gjatë vitit 2023 ka zhvilluar plot 44 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 9 gola, ku nuk i munguan as asistimet. Ai fal paraqitjeve shumë të mira e ka fituar një vend edhe në Përfaqësuesen e Malit të Zi në vitin 2023.

Qëndrim Zyba

Mesfushori suahrekas ishte një nga motorët e Ballkanit në vitin që sapo lam pas ku fituan titullin e kampionit dhe shkëlqyen në Evropë.

Ai zhvilloi 38 ndeshje në total, ku shënoi katër gola dhe shtoi edhe katër asistime.

Zyba vazhdon të mbetet një nga lojtarët më me potencial në futbollin kosovar.

Drilon Hazrollaj

Hazrollaj ka qenë padyshim zbulimi më i madh i vitit duke qenë titullar i rregullt i Malisheva dhe ‘motori’ i skuadrës në këtë vit.

Paraqitjet e mira ka rënë në sy të të gjithëve dhe po kërkohet nga disa klube si brenda edhe jashtë vendit.

Ai zhvilloi 29 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 8 asistime.

Muhamet Hyseni

Djaloshi nga Podujeva ka qenë i jashtëzakonshëm në vitin e fundit, duke qenë nga më të mirët te Llapi, ku me paraqitjet dhe golat e tij fitoi edhe një vend te Përfaqësuesja e Kosovës.

Hyseni në pranverë luajti në Ligën e Parë te Feronikeli 74 ku me golat e tij e dërgoi këtë skuadër drejt Superligës.

Në vjeshtë ai ka zhvilluar 17 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe duke i prirë listës së shënuesve në elitën e futbollit kosovar. Ai ka shënuar gol kundër Zvicrës në debutimin e tij te Kosova.

Nazmi Gripshi

Mesfushori Nazmi Gripshi ishte padyshim më i miri te Ballkani në vitin e fundit, ku fituan titullin kampion dhe siguruan kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës.

Gripshi gjatë vitit 2023 ishte i papërmbajtshëm duke luajtur plot 42 ndeshje.

Ai në këto ndeshje shënoi 11 gola, duke dhuruar 9 asistime në të gjitha garat.

Trajner – Ilir Daja

Trajneri nga Shqipëria ka vulosur suksesin e tij me Ballkanin edhe për të dytin vit radhazi.

Daja në sezonin e tij të dytë si trajner i therandasve solli titullin e dytë kampion në histori të klubit, teksa kualifikoi gjithashtu në grupet e Ligës së Konferencës, po ashtu për herë të dytë.

Ai e mposhti konkurrencën e ashpër të Dritës për titullin e kampionit në Superligë edicionin që lamë pas, ndërsa këtë sezon përkundër të gjitha parashikimeve, e dërgoi Ballkanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur në Prishtinë gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.

Daja vazhdon të thyej rekorde në futbollin kosovar dhe dimrin e mbylli në krye me gjashtë pikë para Llapit dhe Dritës.

Formacioni i vitit  

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori