Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje, ndoshta një nga ndeshjet më të rëndësishme pas asaj me Poloninë në kualifikueset e Botërorit.
Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në Izrael, për të shkuar shumë afër vendit të parë në grupin e Ligës së Kombeve.
Skuadra ka mbërritur që ditën e djeshme në Tel Aviv, qyteti ku do të luhet përballja, përkatësisht në stadiumin “Bloomfield”, në orën 20:45.
Pasdite, pas konferencës për shtyp, ekipi nën urdhrat e Rejës ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit përpara ndeshjes, ku janë provuar edhe vendosje të ndryshme taktike, përveç aspektit fizik.
Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa stadiumi do të jetë i mbushur në mbrëmje pasi ka interes të madh për të ndjekur ndeshjen nga tifozët vendës.
Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme.
Ndërkohë, sa u përket titullarëve, Reja ka provuar që ta nisë me këtë formacion:
Në portë do të luajë Tomas Strakosha, që ka fituar duelin me Berishën.
Në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Veseli, ndërkohë në krahë, djathtas Balliu dhe majtas Hysaj.
Përpara tyre pritet të rreshtohen Gjasula, Abrashi dhe Laçi, megjithatë një dyshim është që në vendin e tij mund ta nisë edhe Kristjan Asllani.
Ndërsa në rolin e tij prej fantazisti është Nedim Bajrami, që do të mbështesë dy sulmuesit, Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.
Dy ndeshjet e mbetura të Kombëtares shqiptare ndaj Izraelit dhe Islandës në Ligën e Kombeve kanë një rëndësi shumë të madhe.
Nëse do të arrihej vendi i parë në grup, shumë gjëra do të thjeshtoheshin për Shqipërinë.
Përveç ngjitjes në një ligë më lart në turneun e radhës të Ligës së Kombeve, ku përballja do të ishte me kombëtare gjigante (më shumë të ardhura nga marketingu), Shqipëria mund të marrë benefite shumë të rëndësishëm për sa i përket kualifikimit në Europianin e 2024- ës, që do të mbahet në Gjermani.
Gjithmonë nëse flasim për vendin e parë në grupin ku ndodhemi, shanset janë të mëdha që në shortin e Europianit, i cili do të hidhet në Frankfurt, të vendosemi në Vazon e dytë dhe jo të tretë, sepse ndarja e Vazove bëhet sipas renditjes që ekipet mbajnë në Ligën e Kombeve.
Kjo përkthehet: një grup më i lehtë në kualifikueset e Evropianit. Ndërkohë, përfitimi tjetër lidhet me “play off”-in e këtij Evropiani.
Nga kualifikueset dalin direkt 20 kombëtare, plus një që është Gjermania si vend organizator, mbeten dhe 3 ekipe të tjera që do të presin një biletë për në “EURO 2024”.
Por si? Liga e Kombeve ka katër liga: A, B, C, D, por parasysh nga UEFA do të merren vetëm tri të parat. Çdo ligë ka nga 4 grupe me 4 skuadra secila.
Skema e “play off”-it është kjo: Katër vendet e para të çdo grupi do të përballen me njëra-tjetrën brenda ligës ku ajo është pjesë, me dy ndeshje vajtje-ardhje me eliminim dhe pastaj një finale teke.
Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe 4 vendet e para të Ligës A apo C, po ashtu të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Shqipëria në Ligën B nëse fiton grupin.
Kështu, çdo ligë do të nxjerrë fituesen e grupit që do të shkojë në “play off”-in e “EURO 2024”. /PanoramaSport/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Penalltitë vendimtare, Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës

Dy gjigantët italianë vihen pas Edon Zhegrovës, garë e nxehtë na pret në verë

Deputetja britanike Kearns kërkon dënimin e Djokovicit për mesazhet e tij në lidhje me Kosovën

Real Madridi mund të njoftojë së shpejti largimin e Benzemas

Plotë 15 lojtarë mund të largohen nga Chelsea – situata e secilit prej tyre dhe çmimi i vendosur nga klubi

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës