LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Newcastle, nëse blihet për 379 milionë euro nga sheiku arab

Formacioni i mundshëm i Newcastle, nëse blihet për 379 milionë euro nga sheiku arab

Newcastle Unitedi pritet që t’i transferojë disa emra të mëdhenj në verë, nëse Sheikh Khalid bëhet pronar i ri i klubit për 379 milionë euro.

SunSport ka mësuar se Mike Ashley është i gatshëm që ta shesë klubin te sheiku nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por  ka mbetur të nënshkruhet vetëm marrëveshja.


Nëse miliarderi arab e blen klubin, atëherë Rafael Benitez do t’i ketë disa lojtarë të rinj në skuadër, e që mund të garojnë edhe për titullin e Ligës Premier.

Mike Ashley, pronar aktual i Newcastle United

Trajneri spanjoll do ta ketë mundësinë që t’i transferojë disa lojtarë në verë, duke tentuar që ta pozicionojë skuadrën më lartë se vendi i 13-të, aty ku përfunduan në sezonin që lamë pas.

Portieri i Paris Saint-Germain, Alphonse Areola, mund të jetë transferimi i parë i ish-trajnerit të Liverpoolit, pasi ai e mendon largimin nga Parku i Princave.

Në mënyrë që t’i zgjidhë problemet në fazën defensive, Benitez mund ta transferojë mbrojtësin e djathtë të Eintracht Frankfurtit, Jetro Willems.

Juan Mata (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Jamaal Lascelles dhe Fabain Shcar, pritet që t’i mbajnë vendet e tyre në qendër të mbrojtjes.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të jetë anëtari i Monacos, Mario Fernandes, që është nën shënjestrën e Newcastles.

SunSport mëson se skuadra angleze është duke e rivalizuar Barcelonën për transferimin e Juan Matas nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar të verës.

Spanjolli pritet të jetë në mesfushë me yllin e Burnleyt, Dwight McNeil, por Arsenali dhe Manchester City janë të interesuar po ashtu për 19-vjeçarin.

Kështu mund të duket formacioni i Newcastles për sezonin e ri (Foto: The Sun)

Miguel Almiron pritet që të qëndrojë, mirëpo Ayoze Perez ka bërë të ditur se ai do t’i dëgjojë ofertat e klubeve tjera rreth të ardhmes së tij.

Në sulm, Newcastle po tenton që ta transferojë Dany Welbeckun që është jashtë kontrate me Arsenalin, e që mund të pajtohet që ta vazhdojë aventurën në Ligën Premier.

Pas lajmit se sheiku Al Nehayan do ta blejë klubin e Newcastle, tifozët e kërkojnë Messin
Lexo po ashtu Pas lajmit se sheiku Al Nehayan do ta blejë klubin e Newcastle, tifozët e kërkojnë Messin

Partner i sulmuesit anglez në sulm mund të jetë Fernando Torres, pasi Rafa Benitez kishte tentuar që ta transferonte atë në vitin e kaluar, por që sulmuesi kaloi në Japoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori