Borussia Dortmundi që tani kanë filluar të mendojnë seriozisht për skuadrën e së ardhmes, ata kanë nënshkruar me lojtarë të rinj të cilët pritet të jenë në majat e futbollit evropian.

Dje BVB rinovoi kontratën me 18-vjeçarin Chrisitan Pulisic dhe nënshkroi me talentin e madh 17-vjecar Alexander Isak.

Por, a e keni menduar si do të dukej klubi gjerman në vitin 2020, pa Pierre-Emerick Aubameyang, Mario Gotze dhe Marco Reus? Më poshtë keni formacionin e mundshëm:

XI: Roman Burki; Erik Durm, Matthias Ginter, Marc Bartra, Raphael Guerreiro; Julian Weigl, Mikel Merino, Christian Pulisic, Emre Mor, Ousmane Dembele, Alexander Isak.