LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i xhiros së XIII në Ipko Superligë – Rexha, Krasniqi e Morina yjet e javës

Formacioni më i mirë i xhiros së XIII në Ipko Superligë – Rexha, Krasniqi e Morina yjet e javës

Xhiro e XIII sjell rezultate interesante dhe ndeshje derbi, ku nuk munguan golat dhe paraqitjet fantastike individuale të lojtarëve.

Feronikeli dhe Prishtina kanë marrë fitoret e radhës si vendas duke mposhtur Drenicën (2-1), përkatësisht Trepça ’89 (2-0).


Llapi është ndalur nga Ballkani në shtëpi me golin e vetëm të shënuar nga Durim Gashi.

Drita e ka mposhtur Flamurtarin në Prishtinë, ndërsa Gjilani ka fituar në shtëpi me KEK-un.

Baras është mbyllur ndeshja mes Lirisë dhe Ferizajt.

Redaksia e Telegrafit sikurse në çdo xhiro edhe kësaj radhe ka zgjedhur më të mirët.

Portier

Armend Ruxhi i Lirisë. Ai priti pothuajse çdo gjë në ndeshjen ndaj Llapit dhe ishte ndër më meritorët që Ballkani mori tri pikë.

Mbrojtja

Vjen e rreshtuar me katër. Në të djathtë Ardian Limani i Dritës, që e nisi aksionin e golit.

Në qendër Leotrim Bekteshi që është kthyer në shtyllë te Prishtina së bashku me Visar Berishën.

Në të majtë Liridon Leci i Dritës që e ka gjetur formën.

Mesfusha

Në qendër të mesfushës janë Endrit Krasniqi i Dritës që e shënoi golin e fitores dhe Lorik Boshnjaku i Prishtinës që në çdo javë po e rrit nivelin.

Të avancuar janë Da Silva i Feronikelit, Mario Morina i Prishtinës dhe Durim Gashi i Ballkanit.

Që të tre shënuan gola dhe ishin vendimtarë për skuadrat e tyre.

Sulmi

Sulmi i besohet kësaj radhe Kastriot Rexhës që shënoi golin e fitores në derbin e Drenicës.

Ai kthehet te goli pas një kohe të gjatë, ndërsa kishte shumë raste në këtë përballje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori