LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në BKT Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar xhiro e tretë në elitën e futbollit kosovar, BKT Superligë.

Drenica ka shënuar fitore befasuese ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, Prishtinës me rezultat 2-1. Malisheva u ndal në shtëpi, pasi Drita e mposhti 0-1, derisa fitore si mysafirë ka marrë edhe Feronikeli 0-2 në udhëtim te Llapi.


Ballkani dhe Ulpiana kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku në fund portokallinjtë kanë fituar me rezultat 3-2.

Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues u zhvillua në Gjilan, ku Gjilani dhe Dukagjini kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur pa gola 0-0.

Si gjithnjë Telegrafi ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros.

Portieri:

Florian Smakiqi ka qenë i jashtëzakonshëm në duel me Llapin. Portieri i talentuar ka bërë disa pritje fantastike për t’i dhënë fitoren e parë Feronikelit.

Mbrojtësit:

Armend Thaqi ishte vendimtar për Ballkanin, ku mbrojtësi i djathtë shënoi golin e parë në sfidën ndaj Ulpianës, derisa asistoi tek goli i tretë. Në qendër vijnë Azem Bejta dhe Elton Basriu ku ishin të pakalueshëm për skuadrat e tyre Feronikelin e Dukagjinin, pasi morën pikë në udhëtim duke mos pranuar gola. Në të majtë vije Arbër Shala i klinasve që bëri një tjetër ndeshje të madhe ndaj ish-skuadrës së tij Gjilanit.

Mesfusha:

Behar Maliqi është një veteran në futbollin kosovar, por vitet nuk e pengojnë të bëjë ndeshje të mëdha si ajo ndaj Llapit, ku ishte fantastik si mesfushor duke shkatërruar thuajse të gjitha aksionet e vendasve. Erjon Vucaj nga Drita zë vend, ku mesfushori nga Shkodra ndryshoi gjithë lojën e gjilanasve pas inkuadrimit në fushë.

Genc Hamiti ishte fantastik ndaj Prishtinës, ku dhuroi një asistim vendaimtar, derisa nga Drenica në formacionin më të mirë të javës zë vend edhe braziliani Denisson që shënoi golin e parë për vendasit. Në krahun e majtë të mesfushës është Dren Gashi i Feronikelit, që shkëlqeu ndaj Llapit dhe shënoi golin e parë.

Sulmi:

Ardit Tahiri është përsëri vendimtar për Dritën. Sulmuesi i talentuar u fut në fushë në pjesën e dytë dhe rezultoi vendimtar duke shënuar golin e vetëm që i siguroi tri pikët Dritës.

Trajneri i javës:

Askush nuk e kishte pritur që Feronikeli të marrë tri pikët në udhëtim te Llapi. Por trajneri Faruk Elshani ka përgatitur në mënyrë perfekte skuadrën ku mbylli gjitha hapësirat për vendasit, derisa mori tri pikët e para këtë edicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori