LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar xhiro e dytë në elitën e futbollit kosovar, me disa rezultate befasuese.

Arbëria ka befasuar edhe këtë xhiro, teksa ka ndalur Prishtinën në barazim 1-1.


Ballkani fitoi derbin e javës ndaj Feronikelit në një ndeshje dramatike 3-2, teksa Gjilani ka triumfuar në udhëtim te Llapi me rezultat minimal 0-1.

Fitoren e parë këtë edicion e ka marrë edhe Drenica që ka mposhtur Besën me rikthim 2-1.

Ndeshja mes Dritës dhe Trepçës ’89 u shty për një datë tjetër, pasi kampioni i Kosovës kishte ndeshje në arenën evropiane.

Telegrafi edhe këtë javë ka zgjedhur 11 më të mirët e javës në Superligë.

Portieri:

Donat Kaçiu i Arbërisë përsëri zë vend në formacionin më të mirë pas një ndeshje të madhe ndaj Prishtinës. Kaçiu bëri disa pritje fantastike, teksa dallohet ajo ndaj Endrit Krasniqit duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vjen me tre, pasi lojtarët e reparteve tjera ishin më në formë. Labinot Ibrahimi është përsëri në mesin e më të mirëve, pasi mbrojtësi veteran bëri paraqitje të madhe ndaj ish-skuadrës së tij Prishtinës në barazimin 1-1. Formë shumë të lartë tregoi edhe kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati që ishte ndër më meritorët që nënkampioni mbajti portën e paprekur ndaj Llapit. Vend në 11shen më të mirë zë edhe kapiteni i Ballkanit, Arbër Potoku i cili përpos lojës së mirë në defensivë, asistoi edhe tek goli i tretë.

Mesfusha:

Mesfusha është e mbingarkuar, pasi kësaj radhe vjen me pesë sosh. Guthier Mankenda është në krahun e djathtë pas një ndeshje shumë të mirë ndaj Arbërisë ku edhe ishte asistues. Ndërkohë në krahun e majtë është vendosur Gerhard Progni që gjithashtu dha asistimin vendimtar tek goli nga Nikac në triumfin e Gjilanit 0-1.

Dior Zabërgja shënoi gol të mrekullueshëm ndaj Prishtinës dhe zë vend në formacionin më të mirë së bashku me Qemail Elshanin që realizoi në fitoren e Drenicës dhe Edvin Kuc që asistoi te Ballkani dhe ishte i pakalueshëm në mesfsuhë.

Sulmi:

Kësaj radhe reparti ofensivë vjen me dy sulmues, që të dy ishin vendimtar në suksesin e skuadrave të tyre.

Darko Nikac shënoi golin e vetëm për Gjilanin në fitoren e madhe në udhëtim 0-1 dhe është pjesë e formacionit.

Ndërkohë nuk ka lëvizur nga vendi nga xhiroja e parë edhe Mirlind Daku. Sulmuesi gjilanas realizoi përsëri het-trik për Ballkanin, ku tre golat e tij ishin vendimtar që ‘Xhebsat’ ta mposhtin Feronikelin 3-2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori