LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i lojtarëve që nuk kanë klub – Nga francezët Evra e Nasri, te italianët Aquilani e Rossi  

Formacioni më i mirë i lojtarëve që nuk kanë klub – Nga francezët Evra e Nasri, te italianët Aquilani e Rossi  

Shumë lojtarë me emër kanë mbetur pa klub, shkak i suspendimeve, lëndime të shumta, kërkesa të tepërta të pagave, por edhe nga vendimet e klubeve dhe depresioni.

Arsyet janë të ndryshme, por për lojtarët që janë në listë, ata kanë të gjithë një të përbashkët, nuk luajnë edhe pse ende munden.


Ka futbollistë prej tyre që kanë luajtur për ekipe në të gjithë Evropën në të kaluarën, por tani janë të papunë.

Nga Patrice Evra te Samir Nasri, përfshihen disa emra të shtrenjtë dhe të talentuar.

Oscar Ustari: Portieri që ka mundur të jetë  i madh 

Konsiderohet si një nga shpresat e mëdha në pozitën e tij që në moshë të re. Dëmtimet e kanë penguar që Ustari të zhvillohet.

Ai ka luajtur te Getafe dhe si 32 vjeç ai është në dispozicion të klubeve.

Glen Johnson: Luante te Liverpool dhe ekipin kombëtar

Njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë ndër vite në Angli. Me ekipin kombëtar ai është paraqitur 54 herë.

Ai ishte në Stoke City për tre vitet e fundit dhe është pa klub.

Patrice Evra: Duhet të ushqejë 24 vëllezërit e tij

Një shtyllë për gjatë pothuajse një dekade te Manchester United, pastaj te Juventus e Marseille.

Ai në fund nënshkroi me West Ham për katër muaj dhe tani në moshën 37 vjeçare, ai refuzon daljen në pension, sepse, sipas fjalëve të tij, ‘ende kam 24 vëllezër për të ushqyer’.

Felipe Santana: Ajo natë në Dortmund

A e mbani mend mbrëmjen fantastike kur Malaga e Mauricio Pellegrinit ishte afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit?

Santana ishte njeriu që e vrau atë ëndërr duke shënuar golin e tretë në një fitore 3-2.  Pesë vjet më pas, ai është I lirë pas përfundimit të kontratës me Atletico Mineiron.

Jesus Gamez: Dikur yll te Malaga

Një mbrojtës i djathtë, i cili mund të luajë edhe në qendër. Ishte pjesë e rëndësishme e Malagas së Pellegrinit dhe luajti edhe te Atletico Madrid nën Diego Simeonem.

Kontrata e tij me Neëcastle skadoi në verë dhe u deshi të kthehet te Malaga, por marrëveshja nuk u bë dhe ai tani është pa klub.

Mathieu Flamini: Më shumë mendjen te biznesi

Ai tani është më shumë i fokusuar në të biznes, pasi është një investitor në një kompani që synon të prodhojë një molekulë që mund të përdoret si zëvendësim i naftës në të ardhmen.

Francezi luftarak ishte në Arsenal për shtatë vjet dhe te Milani për pesë. Ai ka luajtur vetëm 18 ndeshje në dy vitet e fundit, tetë sezonin e kaluar në Getafe. Aktualisht pas ekip.

Alberto Aquilani: Dikur me të ardhme, tani pa skuadër  

Ai ishte parashikuar të jetë një nga mesfushorët kryesorë të botës, por karrierën e Aquilanit është përcaktuar dhe e lënë nën hije nga lëndime të shumta.

Shtatë ekipe në shtatë vitet e fundit, e fundit Las Palmas. 34-vjeçari është duke u trajnuar te Roma dhe pret një aventurë të re.

Miguel Veloso: Ukraina e la pas

Një nga talentet më premtuese portugeze të brezit të tij, Miguel Veloso ishte një pjesë e rëndësishme e skuadrës në Euro 2012 dhe pas kësaj, çuditërisht nënshkroi për Dynamo Kievin.

Aty qëndroi për katër sezone para se të kthehej në Genoa.  Tani, me vetëm 32 vjeç, ai mbetet pa skuadër.

Samir Nasri: Një qëndrim aq i madh sa talenti i tij

Samir Nasri është emri i madh i këtij formacioni. Një yll në Marseille ku e bëri debutimin e tij me 17 vjeç.

Ai luajti gjithashtu me Arsenalin dhe Manchester Cityn. Pastaj te Sevilla dhe më pas shkoi te Antalyaspor në Turqi. Tani, ai është i dënuar 18 muaj nga UEFA-s për shkeljen e ligjeve anti-doping.

Nilmar: Një betejë me depresionin që mund të nxjerr në pension

Dikur luante me Brazilin, duke zhvilluar 25 ndeshje, ku shënoi nëntë gola, ndërsa tani pa klub.

Kjo pas ndërprerjes së kontratës së tij me Santosin dhjetorin e shkuar, pasi iu nënshtrua trajtimit për depresion. Ai nuk ka luajtur asnjë lojë që nga gushti 2017 .

Giuseppe Rossi: Një gjeni nga xhami

Italiani ka pasur katër klubet (Levante, Celta, Fiorentina dhe Genoa) në katër vitet e fundit. Ai ende nuk ka një klub të ri.

Ai është goditur shumë nga lëndimet dhe ka luajtur vetëm 98 ndeshje në gjashtë vjet. Rossi refuzon të heqë dorë dhe është i vendosur ta vazhdojë karrierën e tij. /Telegrafi/ 

Formacioni 

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori