LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës i shqiptarëve nëpër botë (Foto)

Formacioni më i mirë i javës i shqiptarëve nëpër botë (Foto)

Si çdo javë edhe këtë të hënë Telegrafi ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës të futbollistëve shqiptarë nëpër botë.

Disa nga ta kanë shënuar e disa tjerë kanë asistuar duke treguar se futbollistët tanë po kalojnë momente tejet të mira me klubet e tyre.


Për këtë javë formacioni është zgjedhur 4-3-3, me Etrit Berishën në portë që tregoi edhe njëherë tjetër kualitetet e tij në Serie A.

Etrit Berisha – I sigurt në çdo goditje të Fiorentinës, duke pritur gjashtë sosh dhe duke i siguruar skuadrës së tij një barazim me vlera 0-0. Me plot meritë u shpall lojtari i ndeshjes.

Frederik Veseli – Priti afro dy muaj për debutim me Empolin dhe kur i erdhi rasti e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë. Veseli kishte një paraqitje shumë të mirë përballë Genoas duke e ndalur në barazim 0-0.

Shkodran Mustafi – Fjalët janë të pakta për ta përshkruar mbrojtësin nga Gostivari. Arsenali triumfoi 3-2 ndaj Swanseas dhe ka rrezikuar të barazohej ndeshja, por Mustafi ka bërë disa ndërhyrje të mrekullueshme duke ndalur uellsianët gjë që u vlerësua lartë në Angli.

Mërgim Mavraj – Po kalon nëpër formë jetësore. Kolni i tij mposhti 2-1 Ingolstadin dhe Mavraj ishte më i miri në mbrojtje duke u futur në formacionin më të mirë të javës nga Kicker.

Leart Paqarada – Me Kosovën dëshpëroi mirëpo me tu kthyer në klub e ka kthyer formën e mirë. Paqarada asistoi në golin e dytë të Sandhausenit në barazimin 2-2 në udhëtim tek Bochum.

Taulant Xhaka – Po fluturon drejt një tjetër titulli me Baselin në Zvicër. Si gjithmonë titullar dhe më i miri në fushë ndaj Luzernit ku asistoi edhe tek goli i dytë në fitoren 3-0 të kampionit aktual zviceran.

Valon Behrami – Përvoja e tij e madhe është tepër e nevojshme për Watfordin. Behrami kishte paraqitje të shkëlqyeshme për skuadrën e tij që triumfoi në udhëtim 0-1 ndaj Middlesbrough.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Alban Meha – Ka filluar ta kthejë formën e vitit të kaluar dhe ka fituar vendin e titullarit tek Konyaspor. Meha ishte lojtar i ndeshjes ku Konyaspor arriti ta ndalë në barazim 1-1, liderin Istanbul Baskasehir.

Bersant Celina – Gjithmonë i rrezikshëm në sulmet e Twentes. Celina nuk shënoi këtë javë por asistoi në barazimin 2-2 të skuadrës së tij ndaj Zwolles. Kosovari u fut edhe në formacionin më të mirë të javës në Holandë.

Mërgim Berisha – Po rritet me hapa gjigant. Talenti i ri kosovar shënoi dy gola për skuadrën austriake Liefering në fitoren e thellë 5-1 tek FAC Wien. Është i gatshëm për një skuadër më të madhe edhe pse ka vetëm 18 vite. Berisha ka shënuar nëntë gola këtë edicion në Austri.

Arber Zeneli – Djaloshi nga Kosova i ka bërë të gjithë për vete duke shënuar vazhdimisht e duke asistuar. Edhe këtë javë më i miri në fushë për Heerenveenin duke shënuar golin e parë në fitoren 3-0 në derbi përballë Groningenit. 21-vjeçari ka shpërthyer dhe pritet që pas tij të vihen skuadrat e mëdha evropiane. /Telegrafi/

formacioni2
Formacioni më i mirë i javës i futbollistëve shqiptarë nëpër botë

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori