LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 21-të në Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i javës së 21-të në Superligën e Kosovës

Java e 21-të solli ndeshje shumë të bukura, por edhe rezultatet befasuese.

Kryendeshja e javës ishte ajo me Prishtinës dhe Dritës që e fituan kryeqytetasit me rezultat 2-0.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Feronikelit dhe Drenicës, që u fitua nga mysafirët me rezultat 3-1.

Gjilani dhe Ballkani u ndan baras (1-1), ndërsa Trepça ’89 mposhti Llapin minimalisht 1-0.

Në anën tjetër në ndeshjen e fundit fitoi Arbëria ndaj Besës si mysafir 2-0.

Redaksia e sportit në Telegrafi.com ka zgjedhur më të mirët e kësaj jave në bazë të përformancës individuale të lojtarëve.


Arion Ymeri: Portieri i Drenicës ishte ndër më meritorët që skuadra e tij doli me tri pikë nga “Rexhep Rexhepi”. Ai bëri disa pritje të bukura, por kryesorja ishe kur rezultati ishte 2-1 në të mirë të ekipit të tij, kur ia mohoi një gol të sigurt Feronikelit.

Albion Pllana: Anësori i Trepçës ’89 po e shfrytëzon shumë mirë mundësinë e dhënë nga trajneri Shpëtim Idrizi. Ai pati paraqitje shumë të mirë ndaj Llapit, ku me daljet dhe harkimet e tij shkaktonte shpesh rrezik.

Leotrim Bekteshi: Mbrojtësi i Prishtinës e zhvilloi edhe një ndeshje tjetër të madhe, ku e kurorëzoi me gol. Ai fitoi shumë duele, organizoi mbrojtjen dhe Prishtina mori tri pikë që e fusin fuqishëm në luftë për titull.

Ivan Fustar: Mbrojtësi kroat është rikthyer të luajë në nivel të lartë.

Ai edhe në ndeshje ndaj Ballkanit ishte prej më të mirëve në fushë te Gjilani.

Azem Bejta: Kapiteni i Drenicës tregoi lojë të mirë në fitoren e madhe të skuadrës së tij ndaj Feronikelit. Bejta ishte kudo në fushë, duke bërë që skuadra e tij të fitojë në një fushë të vështirë.

Lorik Boshnjaku: Kapiteni i Prishtinës është në tjetër nivel këtë sezon. Ai po fiton duelet dhe po organizon lojën, gjë që e bëri edhe ndaj Dritës. Ai fiti pothuajse çdo duel ndaj mesfushorëve gjilanas.

Mohamed Darwish: Mesfushori palestinez po vazhdon të na befasojë çdo xhiro që po kalon. Goli i tij i bukur nga goditja e dënimit ia dha tri pikë Trepçës ’89. Ai ishte rrezik konstant për mbrojtjen llapjanase sa herë që merrte topin.

Mevlan Zeka: Iu esh të vijë nga banka që të shënojë një super gol. Zeka shënoi nga një goditje dënimi mbi 30 metra, gol që ia dhuroi një pikë Ballkanit i cili mbetet lider në Superligë.

Leonit Abazi: Tjetër enigmë e pazgjidhur e Dritës në ndeshjen me Prishtinën. Dëprtime të panumrata, duke bërë që krahu i djathtë i Dritës të ç’akordohej shumë herë. Ndër më të mirët e javës.

Darko Nikac: Sulmuesi kroat është kthyer te goli në një ndeshje të rëndësishme si ajo kundër Ballkanit. Ai përveç goli luftoi shumë dhe fitoi shumë topa ndaj mbrojtjes suharekase.

Kreshnik Uka: Ylli i Drenicës pa dyshim. Ai ishte pjesëmarrës në tri golat e kuqezinjëve. Uka shënoi dy herë, ndërsa goli i tretë erdhi pas një goditje të tij të kthyer nga portieri. Pa dyshim lojtari më i mirë i javës.


Trajneri i javës, Zekirja Ramadani: Fitoi derbin dhe atë më me lehtësi se sa është pritur. Kjo ishte fitorja e tretë me radhë ndaj Dritës, ndërsa skuadra e tij është kthyer në luftë për titull kampion.


Formacioni 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori