LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i edicionit 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i edicionit 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar edicioni 2021/22 në elitën e futbollit kosovar të njohur ndryshe si BKT Superliga.

Ballkani ka arritur për herë të parë në histori të klubit të shpallet kampion i Kosovës.


Ndërkohë vendin tonë në Evropë do ta prezantojnë Drita si nënkampione, Gjilani nga pozita e tretë dhe Llapi nga vendi i katërt.

Prishtina e mbylli në vendin e pestë me 51 pikë, derisa Drenica përfundoi në të gjashtin e Dukagjini në të shtatin me nga 50 pikë.

Malisheva ka mbetur në vendin e tetë, pozitë që i dërgon në barazh.

Ndërkohë nga elita e futbollit kosovar kanë rënë Ulpiana nga pozita e nëntë dhe Feronikeli nga vendi i fundit.

Si gjithmonë, mediumi më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur më të mirët e sezonit në elitën e futbollit kosovar.

Redaksia e sportit në Telegrafi ka bërë përzgjedhjen e formacionit të sezonit duke marrë parasysh paraqitjet individuale të futbollistëve që janë pjesë e kësaj 11she si dhe të arriturat me ekipet e tyre.

Portieri

Portieri i këtij edicioni në BKT Superligën e Kosovës është Stivi Frashëri që ka qenë i jashtëzakonshëm në vitin e tij të parë në elitën e futbollit kosovar. Portieri korçar ka mbrojtur në portën e Ballkanit në 29 ndeshje, ku ka pranuar vetëm 21 gola. Vlen të theksohet se Frashëri ka mbajtur portën e pa prekur në plot 19 ndeshje.

Mbrojtja

Armend Thaqi vazhdon të jetë fantastik në krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbrojtësi nga Obiliqi ka qenë ndër lojtarët më meritorë që Ballkani fitoi titullin e kampionit. I pakalueshëm në mbrojtje, por edhe në ofensivë ka dhënë kontribut të madh me katër gola e gjashtë asistime.

Në qendër vije kapiteni i Dritës, Ardian Limani. Limani ishte mbrojtësi më i mirë i gjilanasve këtë edicion që kanë mbajtur edhe mbrojtjen më të mirë në kampionat me vetëm 25 gola të pranuar. 28-vjeçar ka luajtur në 34 ndeshje këtë edicion, ku në 16 prej tyre ishte si qendërmbrojtës. Përkrah Limanit në qendër të mbrojtjes vije Rustem Hoxha i Ballkanit. Përkundër se viti i tij i parë në Superligë, Hoxha u përshtat për mrekulli dhe ka qenë lider në mbrojtjen e kampionit në fuqi.

Krahu i majtë i mbrojtjes i takon Ilir Blakçorrit të Dritës që ka qenë fantastik këtë edicion. 29-vjeçari ishte fantastik në mbrojtje, por edhe në fazën ofensive ku kontribuoi me dy gola e 10 asistime.

Mesfusha

Albert Dabiqaj zë pozitën e mesfushorit defensivë në formacionin e sezonit në BKT Superligë. 25-vjeçari ka qenë lider në mesfushën e kuqebardhve ku thuajse shkatërronte çdo aksion të kundërshtarëve. Përpos që shkatërronte aksionet e ekipit kundërshtar ai ndërtonte edhe të skuadrës së tij, derisa dha kontribut në ofensivë me katër gola e katër asistime.

Përkrah Dabiqajt është Nazmi Gripshi i Ballkanit që këtë edicion ka qenë i jashtëzakonshëm. Edhe pse ka luajtur në shumë ndeshje më i tërhequr, Grisphi ka shfaqur aftësitë e tij në mesfushë duke organizuar të gjithë aksionet e kampionit në fuqi të Kosovës. Durrësaku ka kontribuar këtë edicioni për Ballkanin edhe me tre gola dhe tetë asistime.

Në krahun e majtë të sulmit vije Valmir Veliu që ka pasur sezonin më të mirë në karrierën e tij. 21-vjeçari ë 31 ndeshje zyrtare ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 11 të tjera duke kontribuar në më shumë se 30 për qind të golave të Llapit.

Nuk kishte se si të mungonte në formacionin e sezonit kapiteni i Gjilanit, Gerhard Progni. Progni ka qenë fantastik këtë edicion me Gjilanin ku në 33 ndeshje ka shënuar plot 24 gola duke fituar Këpucën e Artë si dhe ka asistuar në katër të tjerë. 35-vjeçari ishte më meritori që Gjilani luftoi deri në xhirot e fundit për titullin e kampionit dhe golat e tij shpesh herë kanë qenë të jashtëzakonshëm nga gjuajtjet e lira e nga distanca.

Në krahun e djathtë të sulmit vije Ermal Krasniqi, apo thënë ndryshe futbollisti më meritor që Ballkani fitoi titullin e parë në histori. 23-vjeçari ka pasur vitin e tij më të mirë në karrierë, pasi në 32 ndeshje ka shënuar 16 gola e ka dhuruar gjashtë asistime.  21-vjeçari ë 31 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 11 të tjera duke kontribuar në më shumë se 30 për qind të golave të Llapit.

Sulmi

Kreshnik Uka është në maje të sulmit në formacionin e sezonit 2021/22 në BKT Superligë. 27-vjeçari e mbylli këtë edicion me 20 gola e dy asistime me fanellën e Drenicës si i huazuar nga Prishtina. Vlen të theksohet se Uka nuk ka luajtur në asnjërën nga katër sfidat me Prishtinën, shkaku që ishte i huazuar nga kryeqytetasit te Drenica. Uka e ka fituar garën për qendër të sulmit para Marko Simonovskit të Dritës që gjithashtu pati një vit fantastik me 16 gola të realizuar.

Trajneri i sezonit

Ilir Daja merr epitetin e trajnerit të sezonit 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës. 55-vjeçari nga Shqipëria e mori drejtimin e skuadrës në janar dhe ishte fantastik duke udhëhequr ekipin drejt titullit të parë të kampionit. Me Dajën në krye të skuadrës, Ballkani mori 15 fitore, një barazim e tri disfata. Daja bëri revolucion në ekipin nga Suhareka duke ndrequr atmsoferën dhe duke i dhënë hapësira të mëdha edhe lojtarëve që ishin në bankën rezervë.

Rezervistët:

Sigurisht që për një sezon nëse përmbledh 11 futbollistë ka shumë të mirë që kanë pasur paraqitje fantastike, por që kanë mbetur jashtë kësaj 11she. Nuk do të gabonim fare sikur edhe emrat e lojtarëve që i kemi lënë në bankë do të ishin në formacionin e sezonit pasi kanë bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Enea Koliçi ishte fantastik këtë edicion njëjtë si Besnik Krasniqi i Prishtinës që i vetëm shpëtoi skuadrën e tij nga rënia me 11 gola.  emra të tjerë që patën një sezon tëmadh janë edhe Bajram Jashanica (Ballkani), Armend Halili (Gjilani), Arbër Shala (Dukagjini), Edvin Kuc (Ballkani), Meriton Korenica (Ballkani), Hamdi Namani (Drita), Arbnor Ramadani (Llapi), Ilir Krasniqi (Llapi), Shend Kelmendi (Gjilani), Almir Ajzeraj (Drita) dhe Marko Simonovski (Drita).

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori