LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i lojtarëve të Ligës Premier me statistikat më të dobëta, të pranishëm edhe Pogba e Jorginho

Formacioni i lojtarëve të Ligës Premier me statistikat më të dobëta, të pranishëm edhe Pogba e Jorginho

Sezoni 2018/2019 kishte befasi të papritura, pasi disa lojtarë të mëdhenj dështuan ta tregojnë veten, për më shumë janë bërë pjesë edhe e formacionet me lojtarët me paraqitje më të dobët.

Statistikisht, disa lojtarë kanë dështuar ta tregojnë veten në sezonin e që lamë pas në Ligën Premier, madje njëri hyri edhe në formacionin e vitit në Angli.


Më poshtë është formacioni i The Sun me lojtarët që nuk kanë pasur statistika të mira në edicionin 2018/2019:

Portieri

Amir Begovic (Bournemouth)

Asnjë lojtar nuk ka regjistruar statistika më të dobëta se sa portieri i ‘Cherries’. Ai ka pranuar gola nga distanca të largëta, e që kishin mundur shumë lehtë të devijoheshin apo në disa raste edhe të përfundonin në duar.

Mbrojtja

Christopher Schindle (Huddersfield)

Në ndeshjet në të cilat ka luajtur ai, skuadra e tij ka pranuar më së shumti gola se të gjithë mbrojtësit tjerë (71) dhe ka humbur më së shumti ndeshje në Ligën Premier se çdo lojtar tjetër (27).

Wes Morgan (Leicester)

Ai mund ta ketë fituar Ligën Premier para tri sezonesh, por asnjë lojtar nuk është ndëshkuar me më së shumti kartonë të kuq se ai (dy).

Sean Morrison (Cardiff)

Ka shkaktuar më së shumti penallti në sezonin që lamë pas, se çdo lojtar tjetër (tri).

Mesfushorët

Yves Bissouma (Brighton)

Ka pasur më së shumti gjuajte, por pa arritur që të shënojë në sezonin që shkoi të Ligës Premier (31).

Jorginho (Chelsea)

Ka pasur pasimin më të ngadalshëm nga të gjithë lojtarët në Ligën Premier me 18.88 mph (30.38 km/h).

Paul Pogba (Manchester United)

Asnjë lojtar nuk ka humbur më së shumti penallti në Ligën Premier se sa Paul Pogba (tri).

Etienne Capoue (Watford)

Është ndëshkuar më së shumti herë me kartonë të verdhë se çdo lojtar tjetër në ligën e Anglisë (14).

Sulmues

Glenn Murray (Brighton)

Në të janë shkaktuar 81 ndërhyrje të palejuara në sezonin që lamë pas në Ligën Premier.

Laurent Depoitre (Huddersfield)

Asnjë sulmues nuk ka bërë më së shumti goditje pa arritur të shënojë (30).

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori