LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni i javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll

Është zhvilluar xhiro e 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar në këtë xhiro ka qenë në Suharekë, ku Ballkani është përballur me Llapin dhe pikët e plota mbetën në shtëpi, pasi skuadra e Ilir Dajës triumfoi me rezultat 1-0.


Drita është befasuar nga Drenica duke u mposhtur 2-1 në Skenderaj, derisa humbje ka pësuar edhe Prishtina në udhëtim te Dukagjini i Klinës.

Gjilani i është rikthyer fitoreve në kampionat pasi ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Ulpianës, ndërkohë Malisheva ka mposhtur me rezultat të thellë Feronikelin 6-1.

Si çdo javë edhe këtë xhiro Telegrafi ka zgjedhur më të mirët të javës në BKT Superligë.

Portieri

Florjan Smakiqi ka qenë ndër më meritorët për fitoren e madhe të Drenicës ndaj Dritës. Portieri shtatlartë ka bërë disa pritje fantastike në këtë duel duke fituar vendin në formacionin e javës.

Mbrojtja

Kësaj radhe vije me katër, duke marrë parasysh lojën e mirë që kanë shfaqur mbrojtësit në xhiron e 23-të.

Shkëlzen Lushtaku vjen në krahun e djathtë të mbrojtjes duke qenë fantastik në përballjen ndaj Dritës. Në qendër të mbrojtjes është Meti Useini i Gjilanit që ishte i pakalueshëm në duel me Ulpianën, derisa përkrah tij vjen Ardin Dallku i Dukagjinit, që tregoi lojë shumë të mirë përballë Prishtinës.

Krahun e majtë të mbrojtjes e zë vendin Astrit Thaqi që ishte i pakalueshëm në derbin e javës mes Ballkanit dhe Llapit.

Mesfusha

Kushtrim Gashi ka shkëlqyer në derbin e xhiros. Mesfushori defensivë ka dominuar në mesfushë duke shkatërruar thuajse të gjitha aksionet e Llapit. Krahas Kushtrim Gashit në mesfushë është një tjetër Gash, dhe ai i Drenicës Fatlum Gashi. Mesfushori pejan ka shkëlqyer ndaj Dritës duke shënuar golin e parë dhe duke dominuar mesfushën me plot yje të Dritës.

Para tyre vjen Mentor Zhdrella që ka shkëlqyer këtë xhiro. Mesfushori me përvojë të madhe ishte më i miri ndaj Prishtinës duke shënuar golin e parë dhe duke fituar një penallti.

Sulmi

Gerhard Progni si gjithmonë më i miri në fushë për Gjilanin. Kapiteni i kuqebardhe zhbllokoi rezultatin ndaj Ulpianës me një gol të bukur dhe ishte më i miri në fushë.

Edhe kapiteni i Dukagjinit zë vend në treshen e sulmit. Altin Merlaku ka shkëlqyer ndaj Prishtinës, ku përpos golit të shënuar u angazhua edhe në defensivë duke kontribuar shumë në fitoren e madhe të klinasve.

Ermal Krasniqi ka qenë vendimtar në fitoren e Ballkanit ndaj Llapit. Sulmuesi këmbëshpejtë vendosi ndeshjen me një gol fantastik duke i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së Ilir Dajës.

Trajneri

Ilir Daja përsëri është trajneri i javës në BKT Superligë. Trajneri i Ballkanit ka fituar një tjetër derbi duke përgatitur ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Tiranasi ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet zyrtare me Ballkanin, një në Kupë dhe pesë në Superligë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori