Interi është nikoqir i Slavia Pragës në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida e vlefshme për Grupin F zhvillohet në Giuseppe Meazza, prandaj Nerazzurrët do të përpiqen të arkëtojnë pikë të plota.

Trajnerët Antonio Conte dhe Jindrich Trpisovsky i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Sensi, Asamoah; R Lukaku, Lautaro Martinez.

Banka rezervë e Interit: Padelli, Godin, Alexis Sanchez, Vecino, Politano, Lazaro, Barella.

Formacioni startues i Slavia Pragës: Kolar; Coufal, Kudela, Hovorka, Boril; Soucek, Husbauer, Traore, Stanciu; Masopust, Olayinka.

Banka rezervë e Slavia Pragës: Markovic, Tecl, Zeleny, Provod, Skoda, Frydych, Yusuf Helal.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Barcelonës. /Telegrafi/