Formacionet zyrtare, Francë – Spanjë: Gjithçka gati për duelin e dy gjigantëve botërorë


Kombëtarja e Francës dhe ajo e Spanjës do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror 2026.
Të dy përzgjedhësit, Didier Deschamps dhe Luis De La Fuente, kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Te ‘Gjelat’ nga minuta e parë starton në krahun e majtë Bradley Barcola, ndërsa në formacionin titullar rikthehet edhe Aurelien Tchouameni, pas mungesës shkaku i lëndimit.
Mbappe i cili po kalon në një formë ta jashtëzakonshme këtë Botëror, do të ndihmohet edhe nga Michael Olise dhe Ousmane Dembele.
France's attack 🆚 Spain's defence 🍿 #FIFAWorldCup pic.twitter.com/e9OG3L9S7b
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 14, 2026
Ndërkohë te Spanja nuk ka asnjë ndryshim për dallim nga ndeshja me Belgjikën.
Dyshja Laporte-Cubarsi startojnë në qendër të mbrojtjes, Pedri mbetet sërish në bankën rezervë me Fabian Ruiz që zë vendin e tij.
Formacionet zyrtare:
Franca: Maignan; Digne, Upamecano, Saliba, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Barcola, Olise, Dembele, Mbappe.
Spanja: Simon, Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro, Olmo, Rodri, Ruiz, Baena, Oyarzabal, Yamal.












































