LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Barca kërkon një tjetër fitore ndaj Villarrealit

Formacionet zyrtare: Barca kërkon një tjetër fitore ndaj Villarrealit

Barcelona është mysafir i Villarrealit në Estadio de la Ceramica për ndeshjen e xhiros së 30-të në La Liga.

Katalunasit janë liderë të kampionatit spanjoll me 10 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.


Nëndetësja e Verdhë është në pozitë të vështirë, pasi ndodhet vetëm një pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga.

Trajnerët Javier Calleja dhe Ernesto Valverde i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Villarrealit: Asenjo, Gonzalez, Gaspar, Funes Mori, Ruiz, Pedraza, Morlanes, Chukwueze, Cazorla, Iborra, Toko Ekambi.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Lenglet, Alba, Umtiti, Henrique, Vidal, Coutinho, Busquets, Roberto, Suarez, Malcom.

/Telegrafi/