Formacionet zyrtare, Australi – Egjipt: Salah udhëheq ‘Faraonët’ nga minuta e parë


Kombëtarja e Egjiptit do të përballet me atë të Australisë me fillim nga ora 20:00 në kuadër të fazës së 1/16-tës së finales në Kampionatin Botëror 2026.
Të dy përzgjedhësit Tony Popovic (Australi) dhe Hossam Hassan (Egjipt) kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të kësaj ndeshjeje.
Australia i ka qëndruar besnike skemës 3-4-2-1 si zakonisht në këtë me Nestory Irankundan që do të jetë pikë reference në sulm.
Te Egjipti në anën tjetër starton nga minuta e parë kapiteni Mohamed Salah, ndërsa titullar është edhe ylli i Manchester Cityt, Omar Marmoush.
Formacionet zyrtare:
Australi: Beach; Circati, Souttar, Herrington; Bos, O’Neill, Irvine, Behich; Volpato, Metcalfe; Irankunda.
🇦🇺 AUSTRALIA vs EGYPT 🇪🇬
Starting XI's confirmed! ✅ pic.twitter.com/Wlvhomt8Sv
— EuroFoot (@eurofootcom) July 3, 2026
Egjipt: Shobeir; Hafez, Ibrahim, Rabia, Hany; Attia, Fathy; Ziko, Salah, Ashour; Marmoush.
/Telegrafi/















































