Atletico Madrid dhe Arsenali takohen sonte në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, me dy trajnerët që kanë konfirmuar formacionet startuese për këtë përballje.

Diego Simeone i beson eksperiencës së Kokës dhe Griezmannit, teksa në repartin ofensiv Atletico starton edhe me Julián Álvarez dhe Ademola Lookman.


Te Arsenali, Mikel Arteta ka vendosur të nisë nga minuta e parë me një formacion të balancuar, ku në vijën e mesit janë Odegaard, Zubimendi dhe Rice, ndërsa në sulm aktivizohen Madueke, Gyökeres dhe Martinelli.


Dy skuadrat janë përballur tri herë në ndeshje zyrtare: në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës 2017/18 (Atletico kaloi tutje) dhe së fundmi në këtë edicion të Ligën e Kampionëve, ku Arsenali fitoi 4-0 në fazën e grupeve.

Ndeshja do të gjykohet nga holandezi Danny Makkelie.

Atletico Madrid: Oblak, Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri, Giuliano, Koke, Cardoso, Lookman, Griezmann, Julian Alvarez.


Arsenal: Raya, White, Gabriel, Saliba, Hincapié, Odegaard, Zubimendi, Rice, Madueke, Gyökeres, Martinelli.


/Telegrafi/

telegrafi sport app