Wolverhampton Wanderers do të jetë nikoqir i Arsenalit për takimin që zhvillohet në kuadër të javë së 22-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 19:00 në stadiumin “Molineux Stadium”.

Për këtë sfidë, Ujqit nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Raul Jimenez, Jonny, Ait Nouri dhe Marcasl që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, The Gunners do t’i kenë të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion, por që nuk do të kenë një përballje të lehtë.

Formacioni startues i Wolves: Patricio, Kilman, Coady, Boly, Neto, Moutinho, Neves, Semedo, Podence, Jose, Traore.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Bellerin, Luiz, Holding, Cedric, Xhaka, Partey, Pepe, Smith Rowe, Saka, Lacazette. /Telegrafi/