LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: City në një sfidë përgatitore ndaj Brightonit

Formacionet startuese: City në një sfidë përgatitore ndaj Brightonit

Manchester City është mysafir i Brighton & Hove Albion në ndeshjen e parafundit sezonale të Ligës Premier që zhvillohet në The American Express Community Stadium.

Citizens janë shpallur kampionë të Anglisë për sezonin 2020/2021, ashtu që dy sfidat e mbetura do t’i shfrytëzojnë si parapërgatitje për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat (që zhvillohet më 29 maj në Estadio do Dragao të Portos).


Brightoni është i 17-ti në renditje, megjithatë e ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Pep Guardiola do të provojë taktika përgatitore në përballjen ndaj homologut të tij, Graham Potter.

Formacioni startues i Brighton & Hove Albion: Sanchez; White, Webster, Burn; Gross, Alzate, Bissouma, Moder; Mac Allister, Jahanbakhsh; Welbeck.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Stones, Ruben Dias, Zinchenko; Bernardo Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, Ferran Torres, Foden.

/Telegrafi/