LAJMI I FUNDIT:

Formacion i frikshëm, a mundet Portugalia ta fitojë Kupën e Botës?

Formacion i frikshëm, a mundet Portugalia ta fitojë Kupën e Botës?

Kombëtarja e Portugalisë pritet të jetë njëra nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e Kupës së Botës në Katar, pasi ka një skuadër shumë të pasur me yje.

Trajneri Fernando Santos gjatë të enjtes publikoi listën me 26 futbollistë të ftuar për “Katar 2022”,


Cristiano Ronaldo, Rafael Leao, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Cancelo, Ruben Dias e Joao Felix janë disa nga yjet e ftuar nga Portugalia.

Por, si pritet të rreshtohet ekipi i Santos dhe a mund ta fitojnë trofeun e Kupës së Botës?

Mediumi i njohur sportiv Goal.com ka publikuar një formacion me rreshtim 4-3-3 të Portugalisë dhe ky formacion duket thjeshtë i frikshëm.

Diego Costa i Portos pritet të jetë portier titullar, ndërsa mbrojtja do formohet nga dyshja e Manchester Cityt, Joao Cancelo dhe Ruben Dias, veterani Pepe (Porto) dhe Nuno Mendes (PSG).

Në mesfushë, Santos pritet t’ia besoj nga një vend Vitinha (PSG), Bruno Fernandes (Man Utd) dhe Bernardo Silva (Man City).

Sulmin pritet ta udhëheq veterani Cristiano Ronaldo (Man Utd), i ndihmuar nga Rafael Leao (Milan) dhe Joao Felix (Atletico Madrid).

Përveç tyre, Santos pritet të ketë opsione të forta edhe në bankë, duke filluar nga Rui Patricio, Diego Dalot, Raphael Guerriero, Ruben Neves, Palhinha, Joao Mario, Andre Silva dhe Goncalo Ramos.

Ndryshe, Portugalia është shortuar në grupit H të Kupës së Botës, së bashku me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori