LAJMI I FUNDIT:

Forcat bjelloruse po zhvillojnë stërvitje me mercenarët e Wagnerit – në një bazë ushtarake pranë kufirit polak

Forcat bjelloruse po zhvillojnë stërvitje me mercenarët e Wagnerit – në një bazë ushtarake pranë kufirit polak

Ushtria bjelloruse ka nisur stërvitjet me mercenarët rus, Wagner në një bazë ushtarake pranë kufirit polak.

Mercenarët janë vendosur në Bjellorusi pas një rebelimi jetëshkurtër ushtarak kundër Vladimir Putinit, raporton skynews.


Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Ushtria ukrainase ka rrëzuar pesë raketa dhe 13 dronë të tjerë të rusëve
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase ka rrëzuar pesë raketa dhe 13 dronë të tjerë të rusëve

Dje u shfaq një video që tregonte Prigozhinin duke mirëpritur mercenarët në Bjellorusi.

Në pamjet, ai u tha trupave që trajnimi i tyre do ta bënte ushtrinë bjelloruse të dytën më të mirën në botë.

Ai tha gjithashtu se burrat do të qëndronin në Bjellorusi për ca kohë. /Telegrafi/