LAJMI I FUNDIT:

Forcat amerikane synojnë ta “pensionojnë” aeroplanin e pamposhtur luftarak! (Video)

Forcat amerikane synojnë ta “pensionojnë” aeroplanin e pamposhtur luftarak! (Video)
An F-15E Strike Eagle from the 333rd Fighter Wing, Seymur Johmson Air Force Base, N.C., on Aug. 25, 2000. (U.S. Air Force photo by Master Sgt. Thomas Meneguin)

Gazetari i CNN-it, Zachary Cohen, në një artikull të tij shkruan për propozimin e ri të autoriteteve amerikane për të hequr dorë nga aeroplani luftarak F-15 Eagle e për ta zëvendësuar me një tjetër. Telegrafi sjell pjesë të shkrimit të tij që flet për pasojat e mundshme të këtij veprimi..

F-15 Eagle nga vitet 1980 është aeroplani më i mirë për luftime në ajër, por Forcat Ajrore të SHBA-ve propozojnë që të zëvendësohet me një version të modernizuar të F-16 Fighting Falcon, dhe kjo jo për shkak të cilësisë së tij, po për ulur shpenzimet. 236 copë të F-15-shit të modeleve C dhe D do të zëvendësoheshin me ato të inventarit ajror prej 1200 F-16-shave.

Gjeneralët e Forcave Ajrore thanë javën e kaluar se F-15-shi i prodhuar nga Boeingu do të zëvendësohet me F-16-shin nga kompania Lockheed-Martin që është multi-funksional e jo veç për luftime në ajër.

https://youtu.be/RbIRgxWPrQ0

Zyrtarët ende nuk kanë marrë vendim final, sepse F-15 tash e 40 vjet është i patejkaluar në betejat ajrore dhe edhe sot gjendet në zonat kritike, të tilla si Islanda, Holanda e Finlanda. 50 prej tyre janë të vendosur në bazën Kadena të Japonisë, në një pozicion kyç strategjik në Paqësor.

Edhe pse Forcat Ajrore kanë filluar të përgatisin një plan buxhetor për vitin fiskal 2019, gjeneralkoloneli Scott Rice ka thënë se nuk pret që vendimi për aeroplanin F-15 të merret deri më 2020. Por, cek se do të investohet në sisteme moderne që SHBA-të të mos humbin hapin teknologjik në raport me Kinën e Rusinë.

Fuqia ushtarake në botë: Amerika, si gjithmonë e para! (Foto)
Lexo po ashtu Fuqia ushtarake në botë: Amerika, si gjithmonë e para! (Foto)

Është e paqartë se si plani për “pensionim” të F-15-shit ka ndikuar në iniciativën aktuale të Forcave Ajrore të SHBA-së që 13 miliardë dollarë të investohen në përmirësimin e aeroplanëve F-16, duke i modernizuar me sistemet e radarit, sistemet infra të kuqe dhe të kërkimit, dhe mundësitë elektronike për luftime, që këtyre aeroplanëve ua zgjasin jetën deri më 2040.

SHBA-të në fillim kishin planifikuar që F-15 të zëvendësohet me gjeneratën e pestë F-22 Raptor, por në vitin 2009 u ndal projekti: u prodhuan 188 nga 749 të planifikuara.

“Për shkak të mungesës të fundit të pilotëve, uljes së shpenzimeve dhe vonesave në platformat e reja, forca ajrore amerikane janë më të paktat, më të vjetrat dhe më të papërgatiturat në histori. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimet e paralajmëruara do të jenë përgjigje ndaj këtyre akuzave”, thotë Cohen. /Telegrafi/