Netanyahu mbron praninë izraelite në Liban


Netanyahu thotë se Izraeli do të qëndrojë në “zonën tampon” në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Në një konferencë për media, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të mbetet në këtë zonë dhe do të ruajë lirinë e veprimit për të parandaluar sulmet që vijnë nga Libani.
Ai shtoi se, megjithëse jo gjithmonë bien dakord për çdo çështje, ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump janë partnerë dhe shpesh ndajnë të njëjtat qëndrime, shkruan skynews.
Theksojmë se izraelitë nga i gjithë spektri politik reaguan me zemërim ndaj lajmit për një marrëveshje fillestare mes SHBA-së dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një katastrofë për Izraelin.
Ndërkohë, data e zgjedhjeve në Izrael ende nuk është caktuar, por ato duhet të mbahen jo më vonë se 27 tetori, duke rritur më tej presionin politik mbi Netanyahun.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen gjatë ditës së premte. /Telegrafi/






































