LAJMI I FUNDIT:

Fonseca e ngrit në qiell Marash Kumbullën: Kam besim te ai, do ta ndal Ibrahimovicin

Fonseca e ngrit në qiell Marash Kumbullën: Kam besim te ai, do ta ndal Ibrahimovicin

Milan do të jetë nikoqir i Romës në derbin e xhiros së pestë në Serie a.

Rossonerët e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri pasi kanë marrë katër fitore radhazi në kampionat.


Në anën tjetër Roma ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve, ku të parën e humbën në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0 nga Verona.

Gjithsesi për këtë takim mungon Gianluca Mancini në repartin defensivë te Roma, teksa Chris Smalling është ende në dyshim.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca e ka ngritur në qiell mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Tekniku portugez ka thënë se ka besim tek shqiptari për ta ndalë Ibrahimovicin në pyetjen e gazetarëve se kush do ta ndalë suedezin që është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.

“Kumbulla do të jetë ai që do ta ndalë Ibrahimovicin. Kam besim të madh në të”, ka deklaruar Fonseca.

Kujtojmë që Kumbulla të enjten bëri debutimin me Romën në garat evropiane, teksa me golin e tij i siguroi fitoren italianëve në udhëtim te Young Boys Bern 1-2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori