Fluturimi shtyhet për katër orë, udhëtarët rrihen mes veti (Video)


Udhëtarët që ishin ulur në aeroplan, kanë qëndruar ashtu për katër orë, pasi fluturimi është shtyrë.
Nuk bëhen të ditura arsyet, por pasagjerët që prisnin të udhëtonin brenda Kinës, janë mllefosur dhe kanë filluar një sherr fizik mes vete.
Në videon e xhiruar me kamerën e telefonit, shihet një nga momentet e dhunshme, kur femra e qëllon një mashkull.
Në aeroplanin e Hainan Airlines, kanë shkuar rojat e aeroportit dhe i kanë nxjerrë përjashta gjashtë udhëtarë.
Deri më tani, një grua dhe pesë burra po mbahen nën arrest, pasi e shkaktuar këtë rrahje masive në mjet udhëtimi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































