LAJMI I FUNDIT:

Floyd Mayweather i gatshëm që të ndihmojë Anthony Joshuan për mega meçin me Tyson Furyn

Floyd Mayweather i gatshëm që të ndihmojë Anthony Joshuan për mega meçin me Tyson Furyn

Floyd Mayweather planifikon që të ndihmojë Anthony Joshuan që të përgatiti për meçin historik ndaj Tyson Furyt.

Dy britanikët do të takohen për të zhvilluar duelin më të madh në boks, e që do të fitojnë secili mbi 100 milionë euro.


Joshua dhe Fury tashmë kanë arritur marrëveshje në parim, derisa ka mbetur vetëm lokacioni dhe data se ku do të përballen.

Dueli historik në rrezik: Tyson Fury dhe Anthony Joshua mund të largohen nga marrëveshja nëse nuk plotësohen dy kushte
Lexo po ashtu Dueli historik në rrezik: Tyson Fury dhe Anthony Joshua mund të largohen nga marrëveshja nëse nuk plotësohen dy kushte

Boksierët do të jenë në luftë për të gjithë titujt dhe cili fiton duelin do të shpallet kampion i unifikuar në peshat e rënda.

Mirëpo, një tjetër duel do të jetë brenda vitit, e ai do të mbahet në fund, për të përcaktuar përfundimisht se kush është numri një në histori të boksit.

“Unë pres që së shpejti të punoj me Joshua reale, ne flasim gjithë kohën”, ka thënë Mayweather.

“Është një luftë shumë interesante. Anthony Joshua ka shumë përvojë dhe Tyson Fury, por me Joshua që humbi një luftë [ndaj Andy Ruiz Jr], kjo e ndihmoi atë të bëhej më i fortë”.

“Unë u takova me Tyson Furyn në disa raste; ai është djalë i shkëlqyeshëm dhe shumë interesant. Pas luftës më pëlqen ta shoh duke kënduar”.

Vendi, shuma e majme dhe muaji: Dueli historik mes Joshuas e Furyt më afër se kurrë
Lexo po ashtu Vendi, shuma e majme dhe muaji: Dueli historik mes Joshuas e Furyt më afër se kurrë

“Unë e kam parë atë të luftojë dy herë, kundër Deontay Wilderit, por është një ndeshje shumë intriguese. Asnjëherë nuk mund të thuash se çfarë do të ndodhë në sportin e boksit. Të dy djemtë janë konkurrentë të shkëlqyeshëm”, ka shtuar më tej amerikani.

Të hënën, promovuesi Eddie Hearn njoftoi se Joshua dhe Fury kanë nënshkruar një marrëveshje për dy meçe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori