LAJMI I FUNDIT:

Florenzi nuk u përmbajt, ai hyri në fushë nga banka rezervë gjatë festimit provokues të Calhanoglut

Florenzi nuk u përmbajt, ai hyri në fushë nga banka rezervë gjatë festimit provokues të Calhanoglut
(Foto: Screenshot/Twitter/MilanPosts/MilanNews)

Derby della Madonnina nuk mund të prodhonte tension ndërmjet dy klubeve rivale. Milani dhe Interi u ndanë baras (1-1), por nuk munguan situatat interesante brenda dhe jashtë fushës.

Fokusi kryesor ishte Hakan Calhanoglu, i cili në verën që lamë pas u largua nga Rossonerët për të nënshkruar me Nerazzurrët si futbollist i lirë.

Ndërsa që në derbin e parë ndërmjet dy rivalëve, mesfushori turk nxori një penallti dhe vendosi ta ekzekutonte vet duke e konvertuar në gol.

Më pas, ai zgjodhi ta festonte golin, edhe pse kujtimet nga Milani i ka të freskëta, për më shumë, fillimisht u nis kah flamuri në kënd, por më pas u ndal përballë Curva Sud për t’i ngacmuar me gjestin e vendosjes së duarve prapa veshëve.

Festa e Calhanoglut para tifozëve të Milanit nxit debat
Lexo po ashtu Festa e Calhanoglut para tifozëve të Milanit nxit debat

Njëherësh, Calhanoglu ka thënë edhe disa fjalë kundrejt bankës së Rossonerëve, ku ndodhej edhe Alessandro Florenzi, i cili ka përjetuar derbi të shumta të nxehta sa luante te Roma.

Derisa mesfushori i Interit vazhdonte festën provokuese, mbrojtësi i huazuar te Milani hyri në fushë dhe filloi t’ia kthente futbollistit turk.

Gjyqtari i katërt e kuptoi situatën dhe ndërhyri për ta kthyer italianin në zonën teknike, derisa ndërhynë edhe disa pjesëtarë të stafit të Rossonerëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori