LAJMI I FUNDIT:

Florenzi drejt Valencias

Florenzi drejt Valencias
Alessandro Florenzi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Romës, Alessandro Florenzi, thuhet se e ka njoftuar Valencian se është i gatshëm për një transferim në La Liga.

Media të shumta në Itali kanë raportuar se Los Che janë në bisedime të vazhdueshme me Giallorossët për transferimin e 28-vjeçarit në Mestalla.

Edhe Sky Sport Italia edhe Calciomercato.com raportojnë se dy klubet kanë probleme që të pajtohen lidhur me marrëveshjen për transferimin e lojtarit.

Alessandro Florenzi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Kjo për faktin se Valencia dëshiron ta huazojë Florenzin deri në fund të sezonit me obligim blerjeje për 16 apo 17 milionë euro në muajin korrik.

Nga ana tjetër, Roma dëshiron ta shesë që tani dhe këtu qëndron mosmarrëvshja. Sa i përket fubtollistit, ai i ka thënë ‘po’ klubit spanjoll, pasi dëshiron të luajë më shumë për të qenë pjesë e Italisë në ‘Euro 2020’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori