LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez rivalizohet për president të Real Madridit

Florentino Perez rivalizohet për president të Real Madridit
Florentino Perez (Foto: realmadrid.com)

Florentino Perez duket se po i rrezikohet pozita e të parit te Real Madridi.

Vicente Boluda ka bërë të ditur se zyrtarisht do të kandidojë për postin e presidentit të Los Blancos.


“Do të kandidoj për postin e presidentit për të mirën e klubit kur do të mbahen zgjedhjet”, ka thënë ai në një intervistë për Marca.

Real Madrid: Florentino Pérez to face presidency challenge in 2021

Boluda ishte në vitin 2009 ushtrues detyre i të parit të klubit spanjoll, pasi Roman Calderon kishte dhënë dorëheqje.

Perez ishte zgjedhur për herë të parë president i Real Madridit në vitin 2000, për t’u rizgjedhur më pas në vitin 2004, por në vitin 2006 u tërhoq vullnetarisht.

Të gjitha lajmet nga Florentino Perez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Florentino Perez

Roman Calderon e mori drejtimin e klubit nga aty deri në vitin 2009, dhe Perez u rikthye për të udhëhequr një dekadë mjaftë të suksesshme.

Zgjedhjet presidenciale te madrilenët do të mbahen në vitin 2021 dhe Boluda ka bërë të ditur se do ta rivalizojë Florentinon. /Telegrafi/