LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez: Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer, mbase nuk e shpjeguam mirë Superligën Evropiane

Florentino Perez: Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer, mbase nuk e shpjeguam mirë Superligën Evropiane

Të mërkurën në mbrëmje, me projektin e Superligës Evrpiane të dështuar, Florentino Perez u shfaq në radion spanjolle në përpjekje për të shpjeguar se çfarë po ndodh.

Presidenti i Real Madridit dhe Superligës diskutoi faktin se kaq shumë prej anëtarëve themelues tashmë kanë njoftuar se do të largohen nga projekti.


“Jam mjaft i trishtuar dhe i zhgënjyer sepse kemi punuar në këtë projekt për rreth tre vjet dhe mbase nuk kemi qenë në gjendje ta shpjegojmë mirë atë”, ka thënë fillimisht Perez për ‘El Larguero’Cadena SER.

“Kontratat janë të detyrueshme”, Florentino Perez me paralajmërim të fortë për klubet që tërhiqen nga Superliga Evropiane
Lexo po ashtu “Kontratat janë të detyrueshme”, Florentino Perez me paralajmërim të fortë për klubet që tërhiqen nga Superliga Evropiane

“Formati i Ligës së Kampionëve është i vjetër dhe interesant vetëm nga çerekfinalet e tutje”.

“Ky format në mënyrë të qartë nuk funksionon, kështu që ne menduam se mund të kishim një format ku ekipet më të rëndësishme në Evropë luajnë kundër njëri-tjetrit që nga fillimi i sezonit”.

Presidenti i Villarrealit ‘godet’ Florentino Perezin: Ai është egoist, egoist dhe madje edhe më shumë se egoist
Lexo po ashtu Presidenti i Villarrealit ‘godet’ Florentino Perezin: Ai është egoist, egoist dhe madje edhe më shumë se egoist

“Ne i kemi përpunuar numrat dhe kemi ndjerë se mund të bëjmë shumë më shumë para, më shumë para edhe për të gjitha ekipet e tjera”, përfundoi i pari i Superligës Evropiane.

Ndryshe, klubet angleze, Interi, Milani dhe Atletico Madridi tashmë janë tërhequr zyrtarisht nga ideja e jetësimit të Superligës Evropiane, ndërsa Reali, Barcelona dhe Juventusi ende nuk kanë bërë diçka të tillë zyrtarisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori