Florent Hadergjonaj është bërë protagonist në xhiron e 21-të në Superligën e Turqisë.
Mbrojtësi shqiptar ka arritur të gjej golin në përballjen që Kasimpasa po e zhvillon në udhëtim te Giresunspor.
Hadergjonaj mori përgjegjësinë e penalltisë në minutën e 64-të dhe realizoi një gol të bukur për 0-2.
Me këtë fitore, Kasimpasa ngritët në vendin e 16-të në Superligën e Turqisë me 21 pikë të tubuara.
Ndërkohë për Hadergjonajn ky ishte goli i parë në Superligën e Turqisë këtë edicion, teksa ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/
GOAL! Florent Hadergjonaj accurate from the spot ✅
📸 [@GoalHubTR] pic.twitter.com/dUoUv0qg8J
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) January 16, 2022