Hansi Flick ka shprehur krenarinë dhe emocionin e tij pas triumfit të madh të Barcelona në La Liga, të siguruar me fitoren ndaj Real Madrid në El Clasico në Camp Nou.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë moment”, tha Flick pas vërshëllimës së fundit. “Ekipi im është fantastik dhe jam shumë i kënaqur. Jam jashtëzakonisht krenar për lojtarët e mi”.


Ai vlerësoi atmosferën e krijuar në një ndeshje kaq të madhe dhe rëndësinë e fitores ndaj rivalit historik:

“Është emocionuese me tifozët, në një El Clasico, duke mposhtur Real Madridin”, tha Flick.


Trajneri gjerman theksoi edhe paraqitjen e skuadrës në aspektin taktik dhe disiplinën gjatë ndeshjes.

“Luajtëm shumë mirë, u mbrojtëm shumë mirë dhe shënuam dy gola të mrekullueshëm".

Flick nuk harroi të falënderojë edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin e klubit, duke nënvizuar punën kolektive:

“Dua të falënderoj skuadrën, presidentin dhe të gjithë njerëzit që na kanë mbështetur. Jam shumë krenar që kam një ekip kaq të mirë. Faleminderit për gatishmërinë për të luftuar në çdo ndeshje. E vlerësoj shumë. Unë mendoj se duhet të festojmë. Visca el Barça dhe Visca Catalunya", deklaroi Flick. /Telegrafi/



telegrafi sport app