LAJMI I FUNDIT:

Flet Mozzik: Kam qarë gjatë realizimit të këngës “Kanceri” (Video)

Flet Mozzik: Kam qarë gjatë realizimit të këngës “Kanceri” (Video)

Reperi i njohur Mozzik ka qenë i ftuar mbrëmë (e premte) në emisionin “Top Show Magazine” përball gazetarit Alban Dudushi.

I riu është përgjigjur në shumë pyetje që iu adresuan për karrierën e tij, teksa një nga pyetjet lidhur me këngën e tij “Kanceri”, ai është shprehur:


“Kënga për ‘Kancerin’ erdhi si ide, pasi isha në Facebook dhe po shikoja vazhdimisht postera që kërkonin ndihmë për shërim. Realisht u preka, sepse fillova të mendoj si mund të ndjehet një vajzë ose një djalë, një babë ose një nënë e prekur nga kanceri, e cila është bërë sëmundja e shekullit”.

Atletet e kuqe të shumë dëshiruara të reperëve, të gjithë shfaqen me të njëjtin model (Foto)
Lexo po ashtu Atletet e kuqe të shumë dëshiruara të reperëve, të gjithë shfaqen me të njëjtin model (Foto)

Më tej, ai tregon se gjatë realzimit të këngës në studio është përballur me peripeti të ndryshme, përderisa kënga emocionuese e ka bërë edhe për të qarë:

“E kam bërë këngën edhe të them të drejten gjithë studio kemi qenë në depresion sepse është një temë paksa më emocionale, deri sa e kanë lëshuar tekstin ndoshta edhe kam qajt, shumica e njerëzve nuk kanë mundur të qëndrojnë në studio të inçizimit”, përfundon reperi i njohur. /Telegrafi/