LAJMI I FUNDIT:

Flet axha i Albert Krasniqit, thotë se vrasja e nipit të tij ndodhi aksidentalisht

Flet axha i Albert Krasniqit, thotë se vrasja e nipit të tij ndodhi aksidentalisht

Vëllai i Skënder Krasniqit, Ismet Krasniqi pas varrimit të nipit të tij, Albertit, i cili dyshohet se u vra mbrëmë nga babai i tij, ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale.

Ismet Krasniqi ka thënë se kjo vrasje është tragjedi për familjen, kurse tha se arma të cilët e kishte pasur në dorë i vëllai ka shkrep rastësisht.


Sipas tij, Albert Krasniqi i kishte thënë të atit se do ta blinte atë armë, ndërsa ia kishte dhënë për ta parë.

Axha i viktimës, tha se gjithçka ka qenë një aksident dhe se falënderon të gjithë personat që u kanë shprehur ngushëllime dhe kanë qenë pjesëmarrës në varrim.

“Më së pari shprehi falënderime për të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës, çfarë shoqërie ka pasur. Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë ia ka treguar babës se vet plumbi ka qenë brenda ai vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrep plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Na nuk e kemi dite, ai vëllai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që babë po du me ble një allti, po çka pot vyn bre babë kjo allti i ka thënë, jo se që babë e lirë është edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka shkrep alltia edhe e ka vra me një plumb”, tha ai para medieve.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që t’i caktohet masa e paraburgimit Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e të birit, Albert Krasniqi.

Prokuroria thekson se A.K dyshohet se më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, me armë zjarri ka privuar nga jeta personin me inicialet A.K., (djalin e tij), në garazhin e objektit banesor të tyre, nga motive të panjohura deri më tani. /Telegrafi/