LAJMI I FUNDIT:

Flet avokati i infermieres që u përkujdes për Maradonën – thotë se legjenda e futbollit nuk e kishte vdekjen e natyrshme

Flet avokati i infermieres që u përkujdes për Maradonën – thotë se legjenda e futbollit nuk e kishte vdekjen e natyrshme

Kanë filluar të publikohen detaje të reja rreth vdekjes së Diego Maradonës.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë në të mërkurën e javës që lamë pas në moshën 60-vjeçare, pas një sulmi në zemër.


Pak ditë para vdekjes, legjenda e Napolit ishte rrëzuar dhe kishte goditur kokën.

Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës - ka dyshime në stafin e ambulancës
Lexo po ashtu Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës - ka dyshime në stafin e ambulancës

Këtë gjë e ka zbuluar Rodolfo Baque, avokati i infermieres që u përkujdes për Maradonën në momentin që kishte arritur pas sulmit kardiak.

“Nuk ishte një goditje e shumë e fortë dhe e kishte në anën e djathtë jo në atë kur kreu operacionin para disa ditësh në tru”, ka thënë avokati për televizionin TN TV.

“Pasoperacionit në kokë, ata (mjekët) e ngritën menjëherë në këmbë. Askush nga klinika nuk u përkujdes, ndoshta ishte edhe vetë zgjedhja e Maradonës”.

” Por, ai nuk ishte në gjendje të merrte një vendim se çfarë të bënte, ai u mbyll në dhomën e tij për tre ditë”.

Kush është më i miri në futboll - Maradona, Messi apo Ronaldo? Klopp jep përgjigjen e tij
Lexo po ashtu Kush është më i miri në futboll - Maradona, Messi apo Ronaldo? Klopp jep përgjigjen e tij

“Maradona nuk ishte në vendin e duhur, nuk kishte asnjë mjek të përgjithshëm që të kujdesej për të. Administrimi i ilaçeve ishte përgjegjësi e psikiatrit”.

“Dhe gjithashtu që rrahjet e zemrës së tij tejkaluan parametrat normal. Ai erdhi me 115 rrahje në minutë dhe një ditë para se të vdiste ai kishte 109, kur dihet se një pacient me probleme kronike të zemrës nuk mund të kalojë 80 rrahje”.

” Trupi i tij po dërgonte sinjale, por ai nuk u ndihmua me asnjë ilaç. Maradona mund të ishte pranuar në klinikën më luksoze në botë, por përkundrazi ai u mbajt në një vend të papërshtatshëm. Nëse ai nuk do të kishte qenë atje – sot ai ndoshta do të ishte akoma gjallë, ka përfunduar Baque.

Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas - punonjësit e funeralit pushohen nga puna
Lexo po ashtu Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas - punonjësit e funeralit pushohen nga puna

Maradona kishte një operacion urgjent në tru, derisa për tri ditë u lirua nga spitali. Tani, prokurorët në Argjentinë po e hetojnë stafin e ambulancës dhe infermierët që pranuan legjendën e futbollit në spital kur pësoi sulm në zemër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori