LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari triumfon ndaj Bashkimit dhe fiton Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave

Flamurtari triumfon ndaj Bashkimit dhe fiton Superkupën Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Flamurtari i Vlorës ka triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare të femrave. Vashat nga Vlora në finale mundën Bashkimin me rezultat 65-61 (20:9, 12:11, 16:29, 17:12).

Skuadra nga Vlora e nisi ndeshjen për mrekulli me një seri prej 9:0, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 20:9.


Periudha e dytë ishte më e barabartë me kampionet e Shqipërisë që kishin deri në 12 pikë epërsi, kurse fitueset e Kupës së Kosovës nuk ia arrinin qëllimin që të shkrijnë epërsinë e tyre, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 32-20.

Vlonjatet e rritën epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 17 pikë, por skuadra nga Prizreni nuk u dorëzua, duke bërë një rikthim të madh dhe sensacional 48:49, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë e minutat e fundit u zhvillua ndeshje shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi u vendos në çastet e fundit, e ku më të mira ishin vashat nga Vlora që triumfuan 65-61.

MVP e Superkupës Mbarëkombëtare është shpallur Tea Memushi e Flamurtarit. Kupën kapitenes ia dorëzoi Kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori