LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari merr fitore të ngushtë ndaj Dukagjinit dhe bën një hap të madh drejt mbijetesës

Flamurtari merr fitore të ngushtë ndaj Dukagjinit dhe bën një hap të madh drejt mbijetesës

Flamurtari ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Dukagjinit të Klinës me rezultat 4-3.

Vetëm pas gjashtë minutash lojë vendasit kaluan në epërsi kur realizoi një gol të bukur Bashkim Shala.


Mysafirët barazuan gjithçka në minutën e 26-të kur barazoi Abu Kamara për 1-1, ku me rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Flamurtarin që shënoi dy gola të shpejtë, fillimisht me Adem Maliqin për 2-1 dhe pas dy minutave Altin Lloga shënoi për 3-1.

Kur kaluan një orë lojë, Bashkim Shala shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë dhe të katërtin për Flamurtarin.

Mirëpo Dukagjini u rikthye në lojë dhe shënuan dy gola të shpejtë me Jeton Dushin dhe Abu Kamaran për 4-3.

Gjithsesi deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola edhe pse mysafirët tentuan të barazonin rezultatin.

Kjo fitore e ngrit Flamurtarin në tabelë, pasi tani zë pozitën e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet e fundit me vetëm 10 pikë.

Në javën e ardhshme Flamurtarin e pret një ndeshje shumë e vështirë pasi luan duelin direkt në udhëtim me Llapin, në anën tjetër Dukagjini pret Trepçën ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori