LAJMI I FUNDIT:

Flamur Gashi më i miri i xhiros së 36-të në Albi Mall Superligë

Flamur Gashi më i miri i xhiros së 36-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall kanë ndarë çmimit “Ylli i Javës” për javën e 36-të (të fundit) në Albi Mall Superligë. Ky çmim i ka takuar portierit të KF Malisheva, Flamur N Gashi

Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë portierit të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Llapit ai e priti penalltinë në minutën e fundit, duke ia mundësuar FC Malisheva t’i gëzohet fitores.


Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Malisheva, Flamur Gashi e ndau Edon Sejdaj, dizajner grafik në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Gashi u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbetje në elitë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj se ky çmim, i cili është i pari për mua, nuk do të jetë i fundit, ndonëse të shpërblehesh në fund të kampionatit është qershia mbi tortë”.

“Me lojën e djeshme e kemi mbyllur kampionatin me sukses si ekip por edhe në aspektin individual. Kemi merituar më shumë, por ky është futbolli dhe duhet të jemi të lumtur me atë që kemi arritur”, ka thënë Flamur Gashi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori