LAJMI I FUNDIT:

Flaka Krelani shfaq linjat e tonifikuara të trupit gjatë pushimeve

Flaka Krelani shfaq linjat e tonifikuara të trupit gjatë pushimeve
Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, këto ditë ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi atje, gjersa nuk ka hezituar që të bëjë edhe pak plazh në motin e nxehtë me diell.


Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi mjaft atraktive, të realizuara brigjeve të detit në Brooklyn.

Ajo dukej mjaft tërheqëse në bikini të zeza, teksa tregonte figurën e saj mbresëlënëse trupore.

Flaka ka një trup mjaft të tonifikuar dhe kjo është arritur në saj të ushtrimeve të rregullta që ajo kryen.

Ashtu si shumë nga kolegët e saj, Krelani po përjeton një verë pa koncerte e mbrëmje muzikore shkaku i pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/