Këngëtarja Flaka Krelani ka realizuar cover-a të dy këngëve, “Dirty fire” dhe “Give in to me”.

Këngët i përkasin mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, dhe këngëtarja gjakovare ka zgjedhur t’i realizojë ato në versionin e saj, transmeton Telegrafi.


Flaka, e cila njihet për vokalin e saj të veçantë, ka marrë komente pozitive nga miqtë dhe fansat e saj për mënyrën e realizimit të këngëve të njohura, të cilat artistja i ka publikuar edhe me video.

“Am I good man” titullohet projekti i fundit i këngëtares, të cilën e solli të realizuar me videoklip dhe ndryshimi i zhanrit të saj u mirëprit mjaft shumë nga publiku, i cili qe mësuar ta shohë Flakën duke bërë vetëm rok. /Telegrafi/