LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina imazh i koleksionit të ri të kostumeve për femra të stilistit Mr. Rex

Fjolla Morina imazh i koleksionit të ri të kostumeve për femra të stilistit Mr. Rex

Fjolla Morina ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor për tregun shqiptar.

Megjithatë, këngëtarja duket se ka nisur një karrierë të re në fushën e industrisë së modës.


Ajo është bërë imazh i veshjes së koleksionit të fundit të stilistit, i njohur me nofkën Mr. Rex.

Ky i fundit ka sjell koleksionin e ri të kostumeve për femra, të cilat e shfaqin tejet joshëse dhe seksi zeshkanen.

Theksojmë se Fjolla është komentuar shpeshherë për linjat trupore, megjithëse ka ca kilogramë më tepër, duket mjaft bukur.

Ndryshe, thuhet se pasi solli këtë koleksion po punon për projektin e ri muzikor që do jetë në duet me Ingrit Gjonin. /Telegrafi/