LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i rrallë i Melanias: Trump do ta bëjë më të drejtë Amerikën

Fjalimi i rrallë i Melanias: Trump do ta bëjë më të drejtë Amerikën

Në prezantimin e Melania Trumpit përpara njerëzve të mbledhur në tubimin elektoral në Filadelfia, Karen Pence, bashkëshortja e kandidatit republikan për zëvendëspresident Mike Pence, u tregua e përmbledhur dhe e drejtpërdrejtë.

“Unë e di që Amerika do ta dojë po aq shumë sa ç’e do ajo popullin amerikan”, tha ajo.


E shoqja e manjatit, që kërkon çelësat e Shtëpisë së Bardhë si i nominuari i Partisë Republikane, premtoi të përmirësojë kulturën e medias sociale, nëse do të jetë Zonjë e Parë e vendit, sepse sipas saj është bërë tejet e ashpër dhe e ligë, sidomos me fëmijët e adoleshentët.

“Gjërat nuk janë asnjëherë mirë kur një vajzë apo një djalë 12-vjeçar përqeshet, tallet, sulmohet. Është e tmerrshme, kur ndodh në sheshin e tyre të lojërave. Është totalisht e papranueshme, kur bëhet nga dikush pa emër që fshihet pas internetit. Duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë për të komunikuar me njëri-tjetrin”, tha Melania Trump.

Dialogun dhe respektin për tjetrin, Melania premton ta ketë në fokus.

“Unë vet jam emigrante dhe lejomëni t’iu them se, askush nuk i vlerëson më shumë se unë vlerat e lirisë e të mundësive të barabarta që të jep Amerika. Dashuria për këtë vend ishte ajo që ndava me Donaldin në momentin e takimit tonë. Ai e do Amerikën dhe e di sesi duhet vepruar drejt këtu, nuk merret thjesht me fjalë. Ai di si t’i shkundë gjërat”, tha Melania. /tch/